Fejzullahu: Ku ishit ju pushtetarë kur ju erdh mysafiri? - Bota Sot
Fejzullahu: Ku ishit ju pushtetarë kur ju erdh mysafiri?

Aktuale

Fejzullahu: Ku ishit ju pushtetarë kur ju erdh mysafiri?

Nga: A.Zh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:51
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka komentuar zhvillimet e djeshme që ndodhën në vendin tonë. Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Fejzullahu ka thënë se pushtetarët e Kosovës, nuk e pritën presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, duke pyetur se ku ishin ata gjatë këtyre dy ditëve.

Ai ka thënë se presidenti strehohet tek Rogneri.

Reagimi i plotë:

Në media u përhap lajmi se presidenti i Kosovës nuk ishte prezent ta pres mysafirin dhe homologun e tij të pa ftuar, sikur edhe gjatë luftës dihet streha e tij ishte Rogneri!

Nga frika apo "pakënaqësia" se ju erdh i paftuar mysafiri i pa dëshiruar për popullin e Kosovës, presidenti serb Vuçiq, pushtetarët tanë ia mbathën në të gjitha anët pa rrugë e pa kokë? Jam shumë kurreshtar ta di e sigurisht edhe shumë të tjerë do ishin sikur ta dimë se ku ndodheshin ato dy ditë kryeparlamentari dhe kryeministri, sepse për presidentin informuan mediat se gjendej në Durrës, kësaj radhe më larg Rognerit sikur gjatë luftës! Ndërsa populli qante kokën me soldateskat serbe duke u barrikaduar në mbrojtje të vendit, pushtetarët si duket kah sytë këmbët, si thotë populli. I tillë është pushteti në Kosovë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...