Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Berisha, thotë se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjithmonë shef e ka pasur ish-kryetarin e PDK-së.
Ai thotë se Thaçit i duhet një ekip për bisedime me Limajn në krye, vetëm sa për ti legjitimuar takimet e tij me Vuçiqin në të ardhmen.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën thirrje që kreu i vendit të ndalet.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Fatmiri gjithmonë shef e ka pas Hashimin.
Bile të gjithë në PDK, Hashimin e kanë thirrë shef e jo kryetar.
Hashimit i duhet një ekip për bisedime me Fatmirin në krye, vetëm sa për ti legjitimuar takimet e Hashimit me Vuçiqin në të ardhmen.
Thjesht vegla për të cilët nuk ka aspakt respekt dhe i manipulon e shantazhon ashtu siç po i manipulon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vetëm që të mund ta hapë temën e ndarjes së Kosovës në Bruksel.
Hashimi duhet të ndalet!