Haradinaj: Vullneti i Kosovës, intensifikimi i marrëdhënieve me Gjermaninë - Bota Sot
Haradinaj: Vullneti i Kosovës, intensifikimi i marrëdhënieve me Gjermaninë

Aktuale

Haradinaj: Vullneti i Kosovës, intensifikimi i marrëdhënieve me Gjermaninë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:10
Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me organizatën Gjermane “Hilfe – Help”, të përfaqësuar nga Klaus Jurgen Hedrich

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me organizatën Gjermane “Hilfe – Help”, të përfaqësuar nga Klaus Jurgen Hedrich.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se po punohet pandalshëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe në përmbushjen e detyrave të brendshme, në mënyrë që të arrihet stabiliteti ekonomik.

“Kosova ka popullatë të re dhe Qeveria është e angazhuar, me mbështetje edhe të vendeve mike, që t’iu sigurojë atyre perspektivë”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vullneti i popullit të Kosovës është që të ketë marrëdhënie të ngushta me Gjermaninë dhe ato të intensifikohen në vazhdimësi.

“Dëshmia më e mirë për këtë është Parku Inovativ-Trajnues në Prizren”, vlerësoi ai.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi z. Klaus Jurgen Hedrich, për angazhimin e tyre në Kosovë që të ndihmojnë përmes granteve bizneset e vogla dhe komunat, derisa kërkoi që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i organizatës “ Hilfe - Help”, Klaus Jurgen Hedrich theksoi se Gjermania, përmes organizatave të ndryshme do të vazhdojë të mbështesë edhe me tej Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...