Thaçi: 90 për qind e kabinetit qeveritar e përkrahin korrigjimin e kufijve - Bota Sot
Thaçi: 90 për qind e kabinetit qeveritar e përkrahin korrigjimin e kufijve

Aktuale

Thaçi: 90 për qind e kabinetit qeveritar e përkrahin korrigjimin e kufijve

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi mbrëmë në një debat televiziv në Shqipëri ka relativizuar kundërshtimet e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se 90 për qind e anëtarëve të kabinetit qeveritar e përkrahin korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se skena politike është plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshjeje, duke mos e përjashtuar edhe korrigjimin.

Megjithatë, ai nuk e ka lënë as këtë rast pa e shpotitur kryeministrin Haradinaj, duke thënë se ata që flasin për luftë dhe tragjedi më së pakti janë të interesuar për probleme dhe konfikte.

“Për luftë kanë folur edhe në kohën e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka individë që do të mund ta bllokojë këtë proces, sepse do të shkohet në referendum dhe vetë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre.

“Sot, 90 për qind e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin. 80 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit. Edhe presidenti, edhe kryeministri mund të ndërrohen, por korrigjimi do të ndodhë. 98 për qind e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e mbështesin bashkimin e Luginës me Kosovën. Ndërsa, mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin kërkesën që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Nuk ka individë që do mund ta bllokojë këtë proces, sepse ne do të shkojmë në referendum dhe vetë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi.

Mbrëmë Thaçi ka marrë pjesë në një debat me analistët Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi, në emisionin “Top Story”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera