Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK - Bota Sot
Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK

Aktuale

Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 00:23
Gani Bajraktari

Inspektorati i Punës ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor dhe të Komisionit për Ankesa, duke kërkuar që Doktor Gani Bajraktari të rikthehet në vendin e punës në QKUK.

Inspektorati i Punës ka vendosur që Dr. Bajraktari të kthehet në vendin e punës sipas kontratës individuale që ka dhe t’ia rimbursojë të gjitha mjetet për kohën që ka qenë i suspenduar.

Vendimin e Inspektoratit të Punës e ka bërë publik dr. Bajraktari, i cili shkruan se “vendimi për suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata janë mësuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK”.

Postimi i Dr. Bajraktarit në Facebook:

Të dashur miq,  Inspektorati i Punës, vërtetoj katërcipërisht atë që unë e pata shkruar para 2 muajsh lidhur me montimin me motive hakmarrëse primitive, të qëllimshme, me vetëdije e paramendim, mirë të planifikuar te suspendimit tim, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore e rregullorët në fuqi, me një qëllim të vetëm: hakmarrjen ndaj meje!

Akterëve, të cilët kanë vënë firma në krejt këtë marifetllëk unë siç e dini u kam bërë kallëzim në penal në Prokurori dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të jam këmbëngulës në dënimin e tyre meritor, pavarësisht faktit se ata dëshironin apo nuk dëshironin (ishin të detyruar) të përbaltnin personalitetin tim.

Vendimi per suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata jane mesuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK. Më vjen shumë keq që disa prej tyre janë detyruar (për shkak të Vendimit të montuar të suspendimit tim) të vijnë në sektorin privat, duke shpenzuar (pa asnjë arsye) para nga xhepi i tyre i varfër, për teket e urdhërdhënësit të Vendimit tashmë të anuluar.

Ju falenderoj per perkrahjen e gjere e te pakursyeshme, tuajen!

P.S. Në koment do të postoj vendimin meritor të Inspektoratit të Punës për anulimin e Vendimeve Skandaloze të QKUK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat