Thaçi mbetet i vetëm në projektin e tij, askush nuk e përkrahë - Bota Sot
Thaçi mbetet i vetëm në projektin e tij, askush nuk e përkrahë

Aktuale

Thaçi mbetet i vetëm në projektin e tij, askush nuk e përkrahë

Nga: N. Sh Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:42
Hashim Thaçi

Ish-kandidati i pavarur për president Seremb Gjergji thotë se, bisedimet e Kosovës me Serbinë do të zgjasin deri në vitin 2020.

Ai për gazetën “Bota sot” thotë se, komuniteti ndërkombëtar është kundër ndryshimit të kufijve, siç po pretendon Thaçi për “shkëmbim” apo “korrigjim”.

Sipas tij, ky moment ka sjellë disa hapa të rinj në këtë proces. Ai thekson se Thaçi ka mbetur i vetëm në projektin e tij.

Image
Seremb Gjergji

“1. Emërimi i udhëheqësit dhe ekipit negociator nga Kryeministri ka sjellë një proces të ri në negociata. 2. Presidenti serb, për momentin është tërhequr nga bisedimet. 3. Frederika Mogherini nuk ka zgjidhje për këtë proces. 4. Presidenti Thaçi ka mbet i vetëm në këtë projekt”, thotë Gjergji.

Gjergji i sygjeron presidentit Hashim Thaçi që të promovojë njohjet, sa është në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe të heqë dorë nga ideja e ndryshimit të kufijve, “kjo ide nuk ka asnjë rezultat tash për tash”, thotë ai.

Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi kanë avancuar në atë shkallë sa ka mbetur vetëm njohja reciproke.

“Udhëtojmë në Serbi vetëm më letërnjoftim. Nuk ka asnjë pengesë në asnjë fushë ekonomiko-shëndetësore dhe arsimore. Kosova ka marrëveshjen e IBM-it (Menaxhimi i Integruar i Kufirit) me Serbinë që nga viti 2005”, shton ai.

“Kështu që nga ky presion aktual, që po thuhet se po u bëhet institucioneve të Kosovës (askush se ka verifikuar), nuk shoh ndonjë fitim për vendin tonë, por vetëm për Serbinë. Pas marrëveshjes për bashkëpunim policor, janë nënshkruar të gjitha marrëveshjet e rëndësishme”, thekson ai.

Sipas Gjergjit, tash ka mbetur vetëm njohja reciproke Kosovë-Serbi; dhe këtë nuk e sheh duke ndodhur para vitit 2020.

“Nuk është pjekë asnjë kusht për njohje të mëhershme. Andaj, e gjithë diplomacia jonë duhet të fokusohet në njohje të reja, sepse është e vetmja zgjidhje dhe në asgjë tjetër”, përfundon Seremb Gjergji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...