Haliti jep dy opsione për tejkalimin e çështjes së veteranëve të UÇK-së

Aktuale

Haliti jep dy opsione për tejkalimin e çështjes së veteranëve të UÇK-së

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:45
Xhavit Haliti.

Listat e publikuara të veteranëve të cilësuar të rrejshëm nga Prokuroria e Shtetit kanë nxitur reagime të shumta në vendi.

Shumë ushtarë të vërtetë të UÇK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre me të parë emrin në mesin e veteranëve mashtrues. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Sipas tij, prokurori i dorëhequr Elez Blakaj ka bërë punën e vet, porse tani duket të rishikohet ky proces.

“Problemi është që ne e kemi kalu një proces, i cili për një kohë të caktuar ka qenë i besueshëm tani ka dalë i pabesueshëm. Mendoj që prokurori ka bërë punën e vet, dhe në qoftë se prokurori ka thënë për dikë që është veteran i rrejshëm nuk do të thotë që do ta vërtetojë gjykata.”, ka thënë ai.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje janë dy mundësi, ose të fillojë procedura për ndryshimin e ligjit ose të kalohet në procedura gjyqësore për secilin.

“Njëra mundësi është që të gjithë, veç e veç prej veteranit të parë deri tek i fundit të kalojnë në procedura gjyqësorë dhe për secilin të merret vendim në vete dhe anat tjera është të fillojë procedura për ndryshimin e ligjit”, ka theksuar tutje ai gjatë bisedës.

Haliti konsideron se protestat nuk e zgjidhin këtë situatë e cila së tepërmi është komplikuar. Vlen të përmendim faktin se veteranët e zonës së Dukagjinit kanë kërkuar nga organet përgjegjëse të shtetit të marrin masa ndaj personave që publikuan emrat e gjithë veteranëve “mashtrues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat