Hashim Thaçi pranon takim me Albin Kurtin vetëm me kusht! - Bota Sot
Hashim Thaçi pranon takim me Albin Kurtin vetëm me kusht!

Aktuale

Hashim Thaçi pranon takim me Albin Kurtin vetëm me kusht!

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:52
Thaci- Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i ftuar në Info Magazinë ku është  diskatuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Thaçi, ka vlerësuar sukseshëm përfaqësimin e Kosovës gjatë vizitës që kishin në SHBA.  Po ashtu edhe vizitën në selinë e Kombeve të Bashkuara.

I pari i shtetit nuk ka dashur të komentojë shumë  rreth reagimeve të liderit të VV-së, Albin Kurtit në drejtim të tij. Megjithatë, ai është shprehur i gatshëm  që Kurtin ta përfshijë në procesin e bisedimeve me Serbinë për të fituar betejën por jo me reagime të ndryshme.

“Jam i gatshëm ta përfshij në procesin me Serbinë dhe të ulët në tavolinë dhe ta fitojë betejën dhe jo reagime kur ne ndodheshim atje”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, gjatë këtij emisioni Thaçi komentojë edhe ‘vrapimin’ e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në drejtim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në korridoret e Këshillit të Sigurimit.

“Por zotëri Pacolli me karizëm e tij është ai i cili i tregon aftësitë të jashtëzakonshme. Unë mendoj se veç të mira ka nga përshëndetja e përfaqësuesve të Kosovës me Donald Trump, dhe natyrisht se duhet të vrapohet pas tyre. Ishte përshëndetje normale dhe njerëzore”, ka deklaruar ai 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...