Fisi me “zemër” i bashkohet protestës së VV-së: S’më intereson a më…

Aktuale

Fisi me “zemër” i bashkohet protestës së VV-së: S’më intereson a më…

Nga: A.Zh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:27
Fisnik Ismaili

Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të nisë nga ora 14:00, do të marrë pjesë edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Fisnik Ismaili.

Ai këtë e ka konfirmuar në një postim në Facebook, ku ka thënë se nuk ka rëndësi kush e organizon protestën, por cili është qëllimi i saj.

Ismaili ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është një e keqe e madhe, të cilën, ai ka theksuar se nuk do ta përkrah asnjëherë.

“Hashimi është një e keqe e madhe të cilën s'kam me e përkrahë asnjiherë. E ky këtu është vendi im, të cilit ia due të mirën. Kjo është arsyeja e vetme që një njeriu i mjafton me dalë në protestë”, ka shkruar ai ndër të tjerash, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

N'protesta kam dalë kurrë pa u mërzitë se kush po i organizon, përderisa e kam përkrahë qëllimin për të cilën është mbajtë ajo protestë. Protestë edhe vetë pata organizue, kur pata flejtë një javë para Kuvendit kundër ligjit për Amnistinë, edhe as s'jam brengosë se a po më përkrahin qytetarët apo organizata ime, a po m'përqeshin, kur e kam dijtë se qëllimin e kam të mirë. Kam marrë pjesë edhe në protesta, të cilat organizata ime s'ka dashtë me i përkrahë.

Sot s'është ma ndryshe. Hashimi është një e keqe e madhe të cilën s'kam me e përkrahë asnjiherë. E ky këtu është vendi im, të cilit ia due të mirën. Kjo është arsyeja e vetme që një njeriu i mjafton me dalë në protestë.

S'ka individ e as organizatë në këtë botë që e përfaqëson të mirën. S'ka individ as organizatë në këtë botë që e përfaqëson një qëllim. Ashtu qysh s'ka individ as organizatë që mue ma ndalë vullnetin.

Deri sot, çdo protestë që e ka vendosë përfitimin politik përmbi kauzën, ka dështue. Uroj kjo e sotmja me e pasë efektin që e ka pasë një protestë që e mbaj mend se ka pasë sukses, ajo që e rrëzoi Jablanovicin, e cila e ka mbledhë një popull të tanë mbas një qëllimi, e jo mbas një individi e organizate. Zatën, edhe vetë protesta po bën thirrje një popull mos me iu nënshtrue një njeriu./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat