Mediat serbe raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas pranisë së forcave speciale në veri të Kosovës.
Vuçiq “shprehu protestën e tij lidhur me veprimin e pamëshirshëm të Hashim Thaçit dhe udhëheqjes së Prishtinës”, raportojnë mediat serbe pranë Kabinetit të kreut të shtetit serb.