Flet Ramush Haradinaj për protestën, tregon çfarë porosie ka përçuar në Amerikë

Aktuale

Flet Ramush Haradinaj për protestën, tregon çfarë porosie ka përçuar në Amerikë

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:41
Ramush Haradinaj

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka falendëruar të gjithë prostuesit e sotshëm, për kulturën qytetare gjatë protestës.

Ai i përshëndet shqetësimet e një numri të madh të qytetarëve për çështjet, siç thotë ai që jaën jetike për të ardhmen e vendit, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale”, shkruan Haradinaj në facebook.

Ai tutje thekson se, Kosova është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve kushtetuese dhe transformimit të FSK-së në ushtri me përkrahjen e aleatëe.

Lexojeni shkrimin e plotë:

I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit.

Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.

Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat