Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate pritët të emëroj sot gjatë ditës Endrit Shalën ministër të Tregtisë dhe Industrisë.
Emri Shalës për emërim tashme ndodhet në zyrën e kryeministrit.
Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.
Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.
Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.