Tahiri takoi Veselin, flet për dorëheqjen

Aktuale

Tahiri takoi Veselin, flet për dorëheqjen

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:37
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen nga ky post.

Ai me të dalë nga zyrat e partisë së tij, PDK, theksoi se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.

Tahiri po ashtu bëri me dije se ishte në takim me kryetarin e partisë, Kadri Veseli.

Ai as nuk e ka pohuar e as mohuar nëse largimi i tij nga kjo pozitë ka të bëjë me atë se e kishte shoqëruar presidentin, Hashim Thaçi gjatë vizitës të shtunës në Ujman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat