KDI: Dëmet nga gërmimi i paligjshëm i zhavorrit

Aktuale

KDI: Dëmet nga gërmimi i paligjshëm i zhavorrit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:57
Konferenca e KDI-së

(E plotësuar) - Rritja dramatike e aktivitetit të nxjerrjes së zhavorrit nga kompanitë ndërtuese ka shkaktuar dëme mjedisore, me efekte të valëzuara në ekonomitë lokale dhe jetesën. Derisa Prokuroria nuk ka treguar efikasitet në ndalimin e nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit.

Kështu u tha sot me rastin e publikimit të raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit”, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u theksua se ishte ndërtimi i hovshëm i pasluftës në Kosovë, i pasuar me një rritje të madhe të investimeve publike në infrastrukturën rrugore, që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zinxhirin e vlerave të sektorit të ndërtimit, duke rritur kërkesën për zhavorr-rërë ndërtimi.

Florent Spahija nga ky institucion tha se ky aktivitet ka vazhduar për një periudhë të gjatë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, me ç’rast është dëmtuar shumë Lumbardhi i Pejës dhe male e shkëmbinjtë.

Spahija: Nxjerrja e zhavorrit ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore

"Ka mungesë të mekanizmave efektiv të kontrollit demokratik që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme shoqërore, që është shumë e rëndësishme dhe që ndodhë edhe te ne kjo. Ka dëme ekonomike dhe çka është e rëndësishme tek zhavorri për çka do të flasim sot, është që ka dëme të mëdha mjedisore... Madje ka pasur raportime të vazhdueshme që janë dëmtuar edhe pjesë arkeologjike të Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas tij, shoqëria civile dhe mediat janë treguar aktive në këtë aspekt, duke e ngritur këtë problematikë, porse prokuroria nuk ka treguar efikasitet.

Spahija: Prokuroria nuk ka treguar efikasitet në parandalimin e gërmimit të paligjshëm

“Një pjesë shumë e madhe e këtyre kanë pasur ndikim në politikë, e që politika i ka bërë që këta me i emëru në organet rregullatore të kësaj pjese, të jenë ata që lejojnë këtë eksploatim të zhavorrit pasi që nuk ka dalje në teren, nuk ka konstatim të gjendjes... Procedurat gjyqësore nuk kanë qenë efikase. Prokuroria nuk ka treguar efikasitet të madh në këto çështje”, shtoi Spahija.

Arben Kelmendi nga KDI tha se e vetmja mundësi është të komunikohet me Qeverinë dhe akterët e saj deri sa të realizohen kërkesat në reduktimin e ndikimit politik dhe fuqizimin e institucioneve rregullative dhe mbikëqyrëse përgjegjëse për nxjerrjen e zhavorrit.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të rritej transparenca në lidhje me financimin e fushatës së subjekteve politike, si dhe do të ndihmohej në mbështetjen e përpjekjeve të gjyqësorit për përcjelljen e punës të inspektorëve.

Kelmendi: Investimet kapitale marrin pjesën më të marre të buxhetit

“Dy muaj para shpalljes së pavarësisë si prioritet i prioriteteve vendoset investimi në infrastrukturën rrugore. Që nga atëherë, investimet infrastrukturore marrin pjesën më të madhe të buxhetit të dedikuar prej investimeve kapitale. Derisa në vitin 2013 kemi 357 milionë të investuara në infrastrukturën rrugore,  që i bie 66 përqind e buxhetit për investime kapitale, në vitin 2014 i kemi 225 milionë ose 14 përqind të buxhetit të përgjithshëm, në vitin 2017 kemi pasur 377 milionë ose 18.9 përqind të buxhetit për investime kapitale dhe 37.7 përiqnd të dedikuar për investime kapitale”, theksoi Kelmendi.

Sipas tij, nevojiten përpjekje dhe dënime shtesë për të frenuar kompanitë nga përfshirja në këto praktika.

Ndryshe, kapja e shtetit, i referohet praktikave jolegjitime (jo domosdoshmërisht kundërligjore) që minojnë vlerat thelbësore demokratike në dobi të interesave të ngushtë, shpeshherë të rezervuar dhe të pushtetshëm.

Ndërsa projekti “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit” ka pasur si synim të vërtetojë nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor shfaqin shenja të dukurisë së kapjes së shtetit, nga ku ka dalë se jo vetëm Kosova, por edhe vendet e rajonit ballafaqohen me këtë problematikë.

Projekti mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Zyrat e Transparency International në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Turqi.

KDI: Nxjerrja e paligjshme e zhavorrit po degradon mjedisin

Rritja dramatike e aktivitetit të nxjerrjes së zhavorrit nga kompanitë ndërtuese ka shkaktuar dëme mjedisore, me efekte të valëzuara në ekonomitë lokale dhe jetesën.

Kështu u tha sot me rastin e publikimit të raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit”, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Gjatë këtij prezantimi u tha se është ndërtimi  i hovshëm i pasluftës në Kosovë, i pasuar me një rritje të madhe të investimeve publike në infrastrukturën rrugore që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zinxhirin e vlerave të sektorit të ndërtimit, duke rritur kërkesën për zhavorr-rërë ndërtimi.

Florent Spahija nga ky institut tha se ky aktivitet ka vazhduar për një periudhë të gjatë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

"Ka mungesë të mekanizmave të kontrollit demokratik që ka shkaktuar dëme shoqërore dhe ekonomike dhe mjedisore. Me rritjen e kërkesës për zhavorr dhe aktivitetet e tilla janë dëmtuar shtretërit e lumenjve, gjë që ka shkaktuar dëme serioze për ekonominë, për njerëzit lokal, madje janë dëmtuar edhe vlera arkeologjike", tha ai.

Sipas tij, politika ka bërë që në organet rregullatorë të jenë njerëzit që e mundësojnë këtë gërmim të zhavorrit. Ai shtoi se një pjesë e madhe e Kosovës është degraduar.

"Shoqëria civile dhe mediat janë treguar mjaft aktive por procedurat gjyqësore dhe prokuroria nuk ka treguar efikasitet", tha ai.

Arben Kelmendi nga KDI tha se e vetmja mundësi është të komunikohet me Qeverinë dhe akterët e saj deri sa të realizohen kërkesat.

"Ne me këtë projekt kemi dashur ta sensibilizojmë qytetarin me problemet që ndodhin në vendin tonë dhe në rajon", tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat