Të dhëna interesante për Liqenin e Ujmanit, sa kushtoi dhe ku i morri Kosova paratë për ta ndërtuar

Aktuale

Të dhëna interesante për Liqenin e Ujmanit, sa kushtoi dhe ku i morri Kosova paratë për ta ndërtuar

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:51
Liqeni i Ujmanit

Politolgu Nexhat Maliqi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar të dhëna interesante për Liqenin e Ujmanit, liqen ky që është në qendër të vëmendjes pasi që po flitet që është pjesë e marrëveshjes me Serbinë, në kuadër të korrigjimit të kufijve.

Sipas Maliqit, ndërtimi i pendës së Ujmanit ka kushtuar 90 milionë dollarë, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë pa ndërhyrje: 

Penda e Ujmanit është ndërtuar 1979-1984

????Kosova ka paguar për ndërtimin e Pendës nga buxheti i saj 45 mil.$ kredi Bankës Botërore.

????45 mil.$ tjerë (Penda gjithsejt ka kushtuar 90 mil.$) janë paguar nga mjetet që i kanë takuar Kosovës nga Fondi federal për zhvillim të viseve të pazhvilluara të ish RSFJ-së.

????Penda ka sip.11.9 km², në gjatësinë 24 km. e thellësinë 105 m.

????85% e Liqenit gjendet në territorin e Republikës së Kosovës e15 % në Novi Pazar (Tregun e Ri)

????Penda grumbullon 390-410 milionë m³ ujë.

????Gjysma e rrymës së përtej urës së Ibrit prodhohet nga ky liqen (300 kilovolt)

????Nga ky resurs i Kosovës Serbia grabitë 6.5 mil.€ në vit kurse rrymën elektrike qytetarëve serbë AndejIbri ua paguajnë arbitrarisht (pa i pyet kush) qytetarët shqiptarë të KëndejIbrit.

????Operatorët e stacionit Vallaç kanë shkëputur ilegalisht sistemin dhe e kanë lidhur me largpërçuesin e Novi Pazarit (Tregu i Ri- me banorë poashtu shqiptarë të asimiluar)

????Sipas marrëveshjes për energjinë është KOSTT-i ai që vendos nën kontroll nënstacionin e Vallaçit dhe me këtë "marrëveshje" grabitja ilegale e Serbisë duhet të ndërpritet.

????KOSTT-i do të duhej (po të zbatohej "marrëveshja") të anëtarësohej në mekanizmin për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian.Nga kjo Kosova do të duhej të përfitonte qysh moti 1.5 - 2.0 mil.€ në vit.

????Prej Liqenit të Ujmanit furnizohen me ujë të pijes këto komuna: Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj, Obiliqi, Fushë Kosova dhe 40% e Prishtinës (përmes Fabrikës së Ujit në Shkabaj).

????Prej Liqenit të Ujmanit ujiten 20.000 ha (hektarë) tokë bujqësore të Kosovës.

????Korporata Energjetike e Kosovës shfrytëzon ujin e Ujmanit për ftohjen e termocentraleve në Obiliq.

????Korporata Energjetike e Kosovës, pa ujin e Ujmanit nuk mund të funksionoj më shumë se 8 orë.

????Pa Ujmanin nuk mund të operojë as "Ferronikeli" në Drenas....P.S.Plaçkitja që i bëhet Kosovës nga Serbia përmes Liqenit të Ujmanit, është edhe pjesë e kap.35 të BE-së për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat