Haziri: Nuk ka mundësi ligjore që presidenti të thirret në interpelancë

Aktuale

Haziri: Nuk ka mundësi ligjore që presidenti të thirret në interpelancë

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Tash e sa muaj prej se presidenti Thaçi ka hedhur idenë e tij për korrigjim kufijsh në marrëveshjet me Serbinë, ai asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend para deputetëve, por ka zgjedhur konferencat për ta bërë atë.

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë për “Bota sot” se nuk mundësi ligjore që presidenti të thirret në interpelancë, pasi kushtetua i ka rregulluar fushëveprimet e çdo institucioni.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk shohë mundësi ligjore që presidenti të thirrët në interpelancë nga deputetët e Kuvendit, pasi Kushtetuta i ka rregulluar fushëveprimet e secilit institucion. Ajo që mund ta bëjë vetë presidenti është që të kërkoj vet të raportoj apo ta njoftoj Kuvendin e Kosovës, por një gjë të tillë presidenti Thaçi asnjëherë nuk do ta bëjë”, thotë ai.

Haziri mendon se rruga e konferencave që ka zgjedhur Thaçi, është vetëm një manipulim me opinionin dhe se, në çdo konferencë ai vetëm sa po hedh mjegull në këtë temë.

“Ato që shohim në kohën e fundit, pra veprimet e presidentit qoftë me konferenca shtypi apo më paraqitje të tjera, po mundohet ta manipuloj opinionin sa i përket ideve të tij të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si një opsion për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve në relacionin Kosovë -Serbi. Edhe në këto paraqitje, Thaçi nuk është i qartë dhe është i pa artikuluar edhe për vetë opsionet e lansuara nga vet ai pasi krejt çfarë bënë më shumë krijon mjegullina dhe hap shumë të pa njohura se sa që qartëson diçka për opinionin. Dhe duke parë se konferencat e shtypit nuk po i bëjnë punë, sidomos edhe kundërshtimi i opozitës në kuvendin e Kosovës, për ti shtyrë tutje planet e tij për ndarjen e Kosovës, ai zgjodhi ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që tregon për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe bazuar në përbërjen e kësaj gjykate dhe ndikimin politik në të, Thaçi po tenton anashkalimin e Kuvendit të Kosovës në rast të arritjes së marrëveshjeve eventuale me Serbinë, e që këto marrëveshje ti nënshkruaj vetëm ai si president. Për më tepër kjo është një ambicie e tij për të qenë një diktator që i ngjan idolit të tij, diktatorit turk Erdogan, duke e shndërruar në mënyrë puçiste Kosovën nga një republikë parlamentare në atë presidenciale”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat