Reagon deputeti i Nismës: Matrapazë, me lejen e Thaçit e Çekut nisi procesi i manipulimit të veteranëve

Aktuale

Reagon deputeti i Nismës: Matrapazë, me lejen e Thaçit e Çekut nisi procesi i manipulimit të veteranëve

Nga: G.B Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:42
Hashim Thaçi

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, i cili ka thënë se s’ka më shumë se 12 mijë veteranë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka thënë se me lejen e tij dhe të Agim Çekut ka filluar procesi i manipulimit të veteranëve.

Postimi i tij i plotë:

Hasha, paska thënë që ska më shumë se 12 mijë veteran! 
E paska harruar ditën kur ka apliku bashkë me Agim Çekun , dhe thirrjen e tyre se mundë të aplikojnë të gjithë i madh e i vogël.
E pikërisht atë ditë ju qel dera manipulimit me lejen ( izen ) e kêtyre dy matrapazëve të këtij procesi.

E ke gjetur livadh, mashtro sa të mundësh e kur e si të tekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat