Islami tronditë opinionin: Plani i Thaçit dhe Vuçiqit në duart e Putinit!

Aktuale

Islami tronditë opinionin: Plani i Thaçit dhe Vuçiqit në duart e Putinit!

Nga: N. Sh Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq, Vladimir Putin

Analisti politik, Dardan Islami, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në presion, pasi që plani i tij edhe i Vuçiqit kalon të Putini, atëherë këta e fitojnë Nobelin dhe jetojnë të lumtur.

Sipas tij, Putini për të pranuar këtë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ai kërkon edhe anëtarësimin e Krimes, që pastaj me i pas votat si barabartë në OKB, transmeton gazeta “Bota sot”.

E krejt kjo sipas Islamit do të varet nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Lexojeni shkrimin e Islamit:

Presidentin e kemi ne presion, eshte ne pritje! Po qe se plani i tij dhe i Vuqiqit kalon te Putini, ateher keta e fitojne nobelin dhe jetojne te lumtur! Per ta pranu Putni marveshjen pra per ta antarsu Kosoven ne OKB ai kerkon me ja antarsu Krimen, qe me i pas votat si barabat ne OKB, njo ti njo une! Trumpi e ka rendin me lujte potezin? Hashim vlla maju, se me bo mos me ta dashte haj ku ku per ty e per neve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat