Opinionisti Gani Mehmetaj, ka thënë se NATO dhe Amerika e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova, por shqiptarët e kanë kthyer vet.
Sipas tij, me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani-Serbi, Serbia nuk guxon t’i afrohet kufirit.
Reagimi i plotë i Mehmetajt:
NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem!
Nuk e kuptoj pse disa medie shqiptare çdo ditë na e japin nga një alarm, kinse ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë. Nuk e di pse i japin peshë aq shumë Serbisë portalet shqiptare, sikur t'i financonte ai shtet. Me frikësime e tensione portalet, gazeta e televizione shqiptare duam ta mbajnë Serbinë brenda Dardanisë e trurit të shqiptarëve, kurse e dinë fare mirë se me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani -Serbi, apo dy ushtarë të NATO-s ,Serbisë nuk do t' ia mbanë as t'i afrohet kufirit.
Me brengos fakti që Serbinë e kemi futur kudo nëpër porta të mëdha në Dardani e në Shqipëri. NATO e Amerika e dëbuan, ne e kthyem triumfalisht.