Kelmendi: Kështu m’u hakmorr Thaçi që s’e votova për president

Aktuale

Kelmendi: Kështu m’u hakmorr Thaçi që s’e votova për president

Nga: A.ZH Më: 4 tetor 2018 Në ora: 23:38
Gëzim Kelmendi, Hashim Thaçi

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për atë që ai e ka quajtur “ndikim” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një reagim për media, Kelmendi ka thënë se ai dyshon që Thaçi, ka pasur dorë në rezultatin e Partisë Fjala në zgjedhjet e fundit parlamentare, “si hakmarrje ndaj tij”.

Ai ka theksuar se nuk do të ndalet, derisa të zbulojë të vërtetën në lidhje me dyshimet e tij., përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Gëzim Kelmendi pyet Hashim Thaçin

President Thaçi, çka bëre me rezultatin e Partisë FJALA në KQZ?

Partia FJALA, në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me një rezultat jo të pritur, 1% ( 8 mijë vota).

Unë dhe të gjithë ne që jemi aktiv në jetën politike, e dijmë që në KQZ ka njerëz të Presidentit Thaçi.

Edhe tani vonesa e emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti Thaçi është dëshmi e qartë se Presidenti Thaçi ka ndikim të madh në KQZ.

Duke pasur parasysh raportet e mia përsonale me Presidentin Thaçi, konkretisht refuzimin tim që ta mbështes kur ai u zgjodh president, le shumë për të dyshuar se ai ka pasur dorë në rezultatin e Partisë FJALA në zgjedhjet e fundit parlamentare, vitin e kaluar, si hakmarrje ndaj meje.

Këtë çështje e ka lehtësuar edhe më shumë fakti që Partisë FJALA padrejtësisht KQZ-ja nuk ia lejoj komisionerët për ruajtjen e votës.

Unë jam duke hulumtuar dhe nuk do të ndalem së hulumtuari derisa të zbardhet e vërteta.

President nuk do të ndalem deri në frymën e fundit derisa ta zbuloj vërtetë atë që ne dyshojmë dhe që shumëkush na ka thënë se Presidenti Thaçi ka bërë që Partisë FJALA të i dalin 1% (8 mijë vota) në tabelën e KQZ-së.

Ne të gjithë e dijmë se FJALA ka pasur ma shumë se 1%.

Kemi pasur shumë dëshmi.

Ankesën tonë e kanë refuzuar.

Por ne FJALA nuk do të ndalemi.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat