Bahtiri thotë se tërmeti i Thaçit do të jetë Mitrovica: Mos të shet pallavra

Aktuale

Bahtiri thotë se tërmeti i Thaçit do të jetë Mitrovica: Mos të shet pallavra

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:37
Bahtiri, Thaçi dhe Veseli

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, ka komentuar rreth debatit të mbrëmshëm të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Bahtiri tha se Thaçit i ka hasur “sharra në gozhdë”.

Siç u shpreh Bahtiri “epiqendër e tërmetit të presidentit Thaçi do të jetë Mitrovica”.

“Mos shet pallavra sepse të thuash që do të na njeh Serbia pasi t’i marrim Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën…pretendimet kanë qenë që veriu i Mitrovicës të jepet krejtësisht por… sharra i ka shku në gozhdë, se i kam thënë dhe vet personalisht kur  e kam takuar. Epiqendër e tërmetit e Hashim Thaçit për këtë iniciativë do të jetë Mitrovica”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri, po ashtu foli edhe për problemet lokale në Mitrovicë. Ai foli për mbeturinat që janë grumbulluar afër shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

Ai tha se do të ndërmarrin iniciativë që këto mbeturina të hiqen gjatë ditës së sotme.

“Nuk jam i informuar që ka deponi. Aty janë disa kontejnerë që kam dhënë urdhër që të hiqen.  Janë shtatë apo tetë kontejnerë.  Pastërtia është shëndeti i qytetarëve. Është koha që qytetarët të vetëdijesohen për të mbajtur një ambient të pastër. Mitrovica ka ndryshuar krejtësisht”, theksoi kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat