Përfaqësuesi i BE-së: Luftimi i korrupsionit të jetë prioritet i Kosovës - Bota Sot
Përfaqësuesi i BE-së: Luftimi i korrupsionit të jetë prioritet i Kosovës

Aktuale

Përfaqësuesi i BE-së: Luftimi i korrupsionit të jetë prioritet i Kosovës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:37
Takimi i komitetit të Stabilizim Asociimit

(E plotësuar) - Derisa autoritetet e Kosovës presin që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të këtij viti, përfaqësues të BE-së kërkojnë angazhim maksimal në luftimin e korrupsionit.

Në takimin e Komitetit të Stabilizim - Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se procesi i integrimit evropian dhe anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioriteti i Qeverisë, ndërsa marrëveshja e Stabilizim - Asociimit përbën shtyllën kryesore në këtë drejtim.

Ajo u shpreh e bindur se deri në fund të vitit Qeveria do të arrijë të përmbyllë planin e veprimit teksa shprehu mirënjohje për përfaqësues të Komitetit të Stabilizim Asociimit.

Sipas saj, reformat janë pjesë e pandashme të konsolidimit të Kosovës.

Hoxha: Qeveria mbetet e përkushtuar në konkretizimin e ERA-s

“MSA përben shtyllën kryesore të punës sonë të përditshme si isntitucione të Republikës të Kosovës. Duke zbatuar reformat të cilat i kërkon MSA, ne jo vetëm jemi duke përmbushur kriteret për anëtarësim, por edhe po e përshpejtojmë këtë proces... 3’17” Jemi të lumtur që procesi i liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit dhe presim vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në mënyrë që përfundimisht edhe ne kosovarët t'i bashkohemi qytetarëve të Evropës nga Atlantiku në Kaukaz, që gëzojnë të drejtën themelore të lëvizjes të lirë. Ne si Qeveri mbesim të përkushtuar që së bashku me ju të konkretizojmë edhe më tej procesin e ERA-s në aspektin e përmbajtjes së reformave dhe zbatimit të tyre”, tha Hoxha.

Duke numëruar sida nga përparimet kyçe gjatë implementimit të Era-s ministrja e Integrimit Evropian pati një kritikë për Bashkimin Evropian.

Hoxha: BE nuk ka arritur të luaj një rol më pozitiv në këtë drejtim

“Më lejoni të shpreh këtu brengosjen tonë në zbatimin e planit të aktivitetit rajonal që ndërlidhen për shkak të pengesave me motive politike nga ana e Serbisë. E konsiderojmë të papranueshme këtë sjellje destruktive të këtij vendi dhe mbesim të zhgënjyer që BE nuk ka arritur të luaj një rol më pozitiv në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Ndërsa shefi i Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni i Komisionit Evropian, David Cullen tha se progresi i Kosovës do të matet nëpërmjet zbatimit të dokumenteve ligjore.

Cullen: Kosova të ketë prioritet absolut luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Në rajon ka pasur zhvillime të mira. Sa i përket dialogut Prishtinë – Beograd, do të inkurajoja autoritetet kosovare që të përdorin sa më shumë këtë momentum. Takimi i sotëm është esenciale për të përgatitur këshillat për MSA... Në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit që do të mbahet vitin e ardhshëm duhet të shohim përkushtimin e të gjitha autoriteteve në Kosovë që të përparojnë në çështjet më të rëndësishme si reformën, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që duhet të jenë prioritet absolut”, tha ai.

Cullen tha po ashtu se Kosova ka potencial shumë të madh, dhe duhet gjetur mënyrën për të maksimizuar këtë potencial pasi që ka mjetet dhe instrumentet e nevojshme për një gjë të tillë.

Cullen: Kosova të ketë prioritet absolut luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Kosova përveç se është duke përmbushur kriteret për anëtarësim në Be, por edhe po e përshpejton këtë proces. Kështu u tha në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se procesi i i integrimit evropian dhe anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioriteti i Qeverisë.

E në këtë drejtim, sipas saj, marrëveshja e Stablizim-Asociimit përbën shtyllën kryesore.

Tutje, ajo u shpreh e bindur se deri në fund të vitit Qeveria do të arrijë të përmbyllë planin e veprimit. Hoxha shprehi mirënjohje për përfaqësues të Komitetit të Stabilizim Asociimit.

"Jemi të lumtur që procesi i liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit dhe presim vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në mënyrë që edhe ne kosovarët t'i bashkohemi qytetarëve të Evropës nga Atlantiku në Kaukaz. Ne si Qeveri mbesim të pëkushtuar kushtuar që së bashku me ju të konkretizojmë ERA-n  në aspektin e përmbajtjes së reformave dhe zbatimit të tyre", tha ajo derisa shtoi se reformat janë pjesë e pandashme të konsolidimit të Kosovës.

 Shefi i Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni i Komisionit Evropian, David Cullen tha se progresi i Kosovës do të matet nëpërmjet zbatimit të dokumenteve ligjore. "Në rajon ka pasur zhvillime të mira. Dialogu Kosovë -Serbi duhet të shfrytëzohet nga autoritetet kosovare në mënyrë që të përdoret ky momentum. Në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit që do të mbahet vitin e ardhshëm duhet të shohim përkushtimin e të gjitha autoriteteve në Kosovë që të ofrojnë çështjet më të rëndësishme si reformat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që duhet t'i jepet prioritet absolut", tha ai.

Drejtpërdrejt nga takimi i komitetit të Stabilizim Asociimit

Mbahet takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Sot në ora 10.00, fillon takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit merr pjesë edhe Cullen, Shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e zgjerimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera