Ish-anëtari i SHIK-ut: President kush e futi në luftë vëllavrasje Ramush Haradinajn, FARK-un dhe UÇK-në?

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: President kush e futi në luftë vëllavrasje Ramush Haradinajn, FARK-un dhe UÇK-në?

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:57
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Miftari e ka komentuar “luftën” ndërmjet komandantëve!

Miftari për “luftën” ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj ka disa fjalë për t’i shtuar, të cilat Thaçi nuk ia ka thënë kryeministrit.

Miftari thekson se, presidenti ia paska njeh mirë kryeministrit dështimet e tij, mirëpo ai e pyet pse nuk ia ke cekë edhe atë se kush e futi Ramush Haradinaj në luftë, siç thotë ai vëllavrasje në Dukagjin, përcjellë gazeta “Bota sot”.

Miftari pyet se kush i futi në luftë UÇK-në dhe FARK-un, pasi ishin e njëjta ushtri dhe qëllimin e kishin të njëjtë.

Lexojeni postimin e Miftarit:

President mirë ia paske njeh Kryministrit Haradinaj dështimet e tij me siguri ky ësht citat i nxjerr nga ajo lista e gjatë e (SHIK).... e Adem Grabovcit që e pat prezentuar i shtyer nga ju dhe nga Kadrija në parlament (Ramushit mirë ja bani), por pse sja kishe cek askund se kush e futi Ramush Haradinajn në vllavrasje në Dukagjin kush i futi në luftë vllavrasje UÇK dhe FARK edhe pse ishin e njëjta ushtri i njejti qellim. Po ta përkutoj dihet mirë se Raumshi kishte pranuar sistematizimin instutcional' bashkimi i forcave luftarake por pikrisht ju presedent ishit aj dirigjenti i ndasive, hajnive, konspiracioneve, tradhtive, dhe vllavrasjeve sidomos vrasja e komandantave të luftes atyre që luften kunder Serbisë e kishin për nime e jo si ju dhe ata kusarët tuaj....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat