Kush janë të korruptuarit që Kadri Veseli do që t’i largojë nga PDK’ja? Flet Abelard Tahiri - Bota Sot
Kush janë të korruptuarit që Kadri Veseli do që t’i largojë nga PDK’ja? Flet Abelard Tahiri

Aktuale

Kush janë të korruptuarit që Kadri Veseli do që t’i largojë nga PDK’ja? Flet Abelard Tahiri

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:03
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar një paralajmërim të kryetarit të subjektit politik të tij, Kadri Veseli, për largim të disa figurave të PDK’së nga partia.

Veseli ka deklaruar javë më parë se në PDK nuk do të ketë vend për ata që, siç ka thënë ai, janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar partinë. 

Veseli po ashtu ka thënë se është fat i mirë që disa prej atyre që e kanë dëmtuar partinë tash nuk janë më pjesë e saj.

Tahiri, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, ka thënë se “nuk e di se kush janë” të korruptuarit për të cilët ka folur Veseli.

“Asnjëherë s’kam dëgjuar për një paralajmërim të tillë”, është shprehur ai.

“Veseli asnjëherë s’ka biseduar me ne për këtë”, ka thënë Tahiri në T7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...