Asnjë informacion i saktë nga Turqia: Çka dihet për fatin e shtetasve turq, flet avokati

Aktuale

Asnjë informacion i saktë nga Turqia: Çka dihet për fatin e shtetasve turq, flet avokati

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:41
Shtetasit turq

Vazhdon tentimi nga avokatët dhe familjarët për zbardhjen e rastit të “gylinistëve” të deportuar, deri tani pa sukses.

Ende mbetet e paqartë çështja e “gylinistëve” të deportuar nga Kosova në Turqi, ku familjarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për këtë rast, por sido qoftë nuk ka asgjë konkrete.

Familjarët nuk kanë takuar të afërmit e tyre që nga data 29 mars 2018, bile sipas avokatit gjërat në Turqi rrjedhin vetëm përmes avokatit ose telefonatave të rralla.

Media kontaktuar me avokatin e të deportuarit Cihan Ozkan, Leutrim Syla, i cili la të kuptohet se për procedurat në Turqi nuk është asgjë e qartë, ndërsa për 6 të deportuarti vazhdon ende masa e paraburgimit.

Avokati tregon për paditë që familjarët kanë ngritur ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Si rast na ka mbet në sirtar. Familjarët nuk kanë marrë ndonjë vendim tjetër përveç asaj që i kanë ngritur dy padi ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me revokimin e leje-qëndrimeve dhe në lidhje me urdhër-largimin me forcë. Njëri prej vendimeve pritet është dhënë fjala përfundimtare, tash pritet me u nxjerr vendimi. Procedurat që janë duke rrjedhur në Kosovë janë këto”, ka thënë ai duke shpjeguar edhe pak njohuri që jep Turqia për procedurat atje.

“Kurse rreth procedurave në Turqi jemi të informuar se janë në paraburgim, nuk e di që kanë nxjerr më vendim për vazhdim të paraburgimit. Është një gjendje goxha amulluse”, ka thënë ai duke thënë se rasti është lënë në harresë prej medieve, por që nuk ka publicitet as transparencë gjyqësore.

Ai tregon edhe për kontaktin e rrallë që e kanë familjarët me të deportuarit, duke treguar se ata nuk janë takuar asnjëherë pasi rrezikojnë të arrestohen edhe ata.

“Njëri prej tyre ka kontaktu me familjarët, kohë pas kohe ju jepet e drejta për t’i thirr në telefon. Nuk janë taku, vetëm përmes avokatit. Familjarët nuk guxojnë të shkojnë atje dhe nëse dikush që dëshiron me i taku predikohet si gylenist dhe rrezikohet me u brengos”, ka deklaruar mes tjerash avokati.

Disa nga familjarët kanë aplikuar për azil në Kosovë, thotë Syla, ndërsa disa janë në procedurë të pranimit, disave iu është dhënë azili.

“Rreth Turqis nuk kemi ndonjë informacion të saktë”, thotë ai.

Ndërsa në Kosovë ka filluar faza e intevistimit të personave të përfshirë në këtë rast, ku sot para Komisionit hetimor do të raportojë kryeshefja e Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi.

Ndërsa Komisioni parlamentar i iniciuar për hetimin e rastit ka bërë të ditur se do të ketë edhe persona të tjerë që do të intervistohen.

Kujtojmë, se gjashtë shtetasit turq ishin arrestuar dhe dëbuar me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat