Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka bërë një koment të shkurtër mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.
Shahu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan me ironi se si shqiptarë jemi të dënuar të vuajmë inteligjencën e tepërt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe, siç thotë analisti politik, mësuesit të tyre Rexhep Qosja.
“Si shqiptare jemi te dënuar të vuajmë inteligjencën e tepërt te Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Dhe te mësuesit të tyre Rexhep Qosja”, shkruan Shahu në Facebook, përcjell "Bota sot".