Çavusoglu: Kosova ka mbështetjen e parezervë të Turqisë - Bota Sot
Çavusoglu: Kosova ka mbështetjen e parezervë të Turqisë

Aktuale

Çavusoglu: Kosova ka mbështetjen e parezervë të Turqisë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:55
Mevlut Çavusoglu dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Kryeparlamentari Veseli dhe ministri i Jashtëm turk, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas një komunikate të Kuvendit, duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij.

 Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...