Haradinaj nis vizitën në Shkodër, flet edhe për Ushtrinë

Aktuale

Haradinaj nis vizitën në Shkodër, flet edhe për Ushtrinë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:06
Ramush Haradinaj ka filluar vizitën zyrtare në Shkodër të Shqipërisë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka  filluar vizitën zyrtare në Shkodër të Shqipërisë.

Ai së bashku me kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi ka vendosur kurora me lule tek busti i Isa Boletinit.

Me këtë rast, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet Shkodra që e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

Pos tjerash, ai foli edhe për ushtrinë me ç’rast theksoi se po vazhdon puna për  e saj dhe se për këtë çështje ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtar.

Ndër të tjera Haradinaj, ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ndodhet te Baca Isë.

Atje, kreu i ekzekutivit kosovar do ta vizitojë Bashkinë e Shkodrës si dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat