Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduall Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për deputetin e Bundestagut nga partia e Kancelares Merkel, Peter Beyer, ku partinë e tij, CDU, e ka quajtur si motër të LDK-së.
Hoti ka thënë se është mosmirënjohje të diskutosh me arrogancë me këtë diplomat, duke aluduar në Thaçin.
Postimi i plotë:
Deputeti i Bundestagut nga partia e Kancelares Merkel, qe eshte pergjegjes per regjionin ne kuader te CDU-se, e thote qarte ne Beograd se Serbia e ka kusht Kosoven per integrim ne BE.
LDK eshte krenare qe eshte parti simoter e CDU-se dhe kishim nderim ta presim te dielen mbrema.
Te diskutosh me arrogance me kete diplomat, sic bene zyrtaret e Kosoves, eshte mosmirenjohje e madhe.