Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin ndaj sllovenit që u sulmua nga vëllai i presidentit

Aktuale

Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin ndaj sllovenit që u sulmua nga vëllai i presidentit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:35
Foto

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokoliq duke dënuar fuqishëm këtë sulm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

Në fund EIC thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.

Dje Gani Thaçi, vëllau i presidentit Hashim Thaçi ka sulmuar fizikisht Sokoliqin  dhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat