Thaçi: Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës

Aktuale

Thaçi: Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës ka thënë se Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës dhe gjithashtu ka uruar ato për sukseset e tyre.

Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se ato gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre.

Postimi i plotë:

Xhudistet tona, në çdo garë ndërkombëtare, gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre. Edhe në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Majlinda, Nora dhe Distria shkëlqyen duke i siguruar Kosovës sërish medalje dhe tituj ndërkombëtarë. Me fitoret e njëpasnjëshme, ato vazhdimisht po e promovojnë Kosovën në çdo cep të botës. Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat