Haradinaj: Rezolutat janë të ngjashme, prandaj të bëhen bashkë - Bota Sot
Haradinaj: Rezolutat janë të ngjashme, prandaj të bëhen bashkë

Aktuale

Haradinaj: Rezolutat janë të ngjashme, prandaj të bëhen bashkë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:19
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se rezolutat e prezantuara, një nga LDK-ja dhe një nga PDK-ja janë pothuajse të njëjta dhe mund të bëhen bashkë.

"I mora tre rezolutat, PDK, LDK, dhe atë të koalicionit. Nëse shohim në përmbajtje ato nuk ndryshojnë. Çka u mungon këtyre rezolutave që të behën 3 në 1?”, tha ai.

Sipas tij me ketë shkrirje do të dilte diçka e mirë, dhe do të krijohej një unitet si në rastin e FSK-së.

Më herët edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët, për të cilën do të ketë pajtim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

Ai  ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...