Daut Haradinaj – Xhavit Halitit: Mos ma bo me krye kryesues, propozim po jepi

Aktuale

Daut Haradinaj – Xhavit Halitit: Mos ma bo me krye kryesues, propozim po jepi

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Daut Haradinaj

Në Kuvendin e Kosovës, sot është diskutuar lidhur me propozim rezolutën që ka dal nga debate parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Përfaqësuesit e partive politike kanë kërkuar që para se të hidhet në votim kjo pikë, të bëhet harmonizim i kësaj rezolute. Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj mori fjalën gjatë diskutimit në Kuvend, ku kërkoi nga grupet parlamentare që të caktojnë nga një përfaqësues, dhe në fund të gjithë të ulen së bashku për të harmonizuar rezolutën.

“Le të na tregojnë emrin e përfaqësuesit secila nga partitë dhe ne po mblidhemi për të harmonizuar rezolutën. Mos ma bo me krye kryesues, se propozimi po jepi. Pres prej grupeve parlamentare të propozojnë emrat, e në fund ta hedhim në votim këtë vit”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat