Ali Halimi braktis Vetëvendosjen, i bashkohet NISMA-s

Aktuale

Ali Halimi braktis Vetëvendosjen, i bashkohet NISMA-s

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:25
Nisma Socialdemokrate

Në partinë Nisma Socialdemokrate sot ka pasur derime.

Kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj në konferencë për media ka njoftuar se që nga sot do t'u bashkohet shefi i grupit të asamblistëve të Ferizajt, Ali Halimi, i cili ishte në Vetëvendosje deri më tani.

"Sot është një ditë e rëndësishme, nga sot partisë do t'i bashkohet Ali Halimi. Nga sot Nisma në Ferizaj do të jetë edhe më e fuqishme", tha Limaj.

Ndërsa, Ali Halimi u shpreh i privilegjuar që do të jetë pjesë e Nismës.

"Unë kam një privilegj të veçantë, po vazhdoj një rrugëtim të lënë gjysmë nga familja ime”, tha Halimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat