Del Ponte tha se Ramush Haradinaj nuk meriton të jetë kryeministër, reagon zv.ministrja nga Kosova

Aktuale

Del Ponte tha se Ramush Haradinaj nuk meriton të jetë kryeministër, reagon zv.ministrja nga Kosova

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:05
Ramush Haradinaj

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë është shprehur se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërsa ajo ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Deklaratës së Del Ponte-s i ka reaguar edhe Magbule Shkodra, Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Shkodra përmes një statusi në llogarinë Facebook, komentet e ish-kryeprokurores i ka quajtur të pa qëndrueshme, ndërsa ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në vendin e duhur.

Ky është postimi i plotë i zëvendësministres Shkodra:

Komentet e Del Pontes plotësisht të paqëndrueshme.Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj i kaloi me sukses të gjitha betejat ligjore.Drejtësia vendosi: I PAFAJSHËM z.Ramush Haradinaj.

Përndryshe, është njeriu i duhur në vendin e duhur.Kryeministër i cili çdo ditë me vendime po i zgjidhë problemet e grumbulluara të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat