Mediat në Serbi kanë raportuar sërish sot për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.
Mediat në Serbi sërish sot kanë raportuar se një shtet tjetër ka tërhequr njohjen për Kosovën.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se Union i Komoreve është “shteti i radhës” që do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
E lidhur me këtë media ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilët e kanë demantuar këtë lajm.
Këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Jo nuk ka asgjë të vërtet nga ky lajm”, ka thënë shkruat Zyberaj.
Unioni i Komoreve ndodhen në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian.
Diplomacia serbe, në krye me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, është në lobim të vazhdueshëm kundër pavarësisë së Kosovës dhe tërheqjeve të njohjeve nga vendet që tashmë e kanë njohur shtetasin e Kosovës.
Gjithashtu, tashmë është bërë e ditur se shteti serb shpenzon miliona euro për fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe çështje të tjera që pengojnë zhvillimin e shtetësisë së Kosovës.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Komoreve ka ndodhur me 19 maj 2009.