“Përkrahësi i idesë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi humb ulësen në Kongresin Amerikan”

Aktuale

“Përkrahësi i idesë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi humb ulësen në Kongresin Amerikan”

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Harley Rouda, Dana Rohrabacher

Ish-këshilltari i presidentit dr. Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti thotë se, përkrahësi i idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi e ka humbur ulësen në Kongresin Amerikan.

Hamiti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se, Kongresisti republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, prorus dhe proserb, e ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme që janë mbajtur.

Ai shkruan se kundërshtari i tij, Harley Rouda, si përfaqësues i Partisë Demokratike ka fituar 50.7 përqind të votave.

“Rohrabacher, përkrahës i Presidentit Trump, është i njohur për deklaratat proruse e proserbe. Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje. Pra një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerë i ka shkruar Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane që të përkrahte zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh”, shkruan Hamiti transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tregon se, Rouda, ishte përkrahës i Republikanëve deri para dy vitesh, kurse Rahrabacher ishte kongresist në tri dekada e fundit.

Më poshtë, ua sjellim shkrimin e plot të Muhamet Hamitit:

Përkrahësi i idesë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi humb ulësen në Kongresin Amerikan

Kongresisti republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, prorus dhe proserb, ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme. Simbas njoftimeve, kundërshtari i tij Harley Rouda, si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka fituar me 50.7 përqind të votave.

Rohrabacher, përkrahës i Presidentit Trump, është i njohur për deklaratat proruse e proserbe. Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje. Pra një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerë i ka shkruar Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane që të përkrahte zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh.

Kongresisti i ri nga Kalifornia, Harley Rouda, ka qenë përkrahës i republikanëve deri para dy vitesh. Rohrabacher ka qenë kongresist në tri dekadat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat