Pacolli s'di gjë për ‘dhinë e Marecit’

Aktuale

Pacolli s'di gjë për ‘dhinë e Marecit’

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka folur për vendlindjen e tij, fshatin Marec të Prishtinës.

Ka treguar se ka plane të shumta për këtë pjesë të Kosovës.

“Mareci është fshat i madh. Edhe pak po e bëjmë Principatë, Mbretëri. Duhet me folë me Presidentin me korigju edhe me e bo Principatë. Unë do të jem mbreti”, tha Pacolli me shaka në emisionin Oxygen.

Megjithëse mendon që ta udhëheq, Pacolli nuk e di shprehjen më të famshme për këtë fshat ‘Dhia e Marecit’.

“Në Marec më së paku ka dhi. Kah vjen ky term nuk e di’, tha i pari i AKR’së.

Megjithatë, ka diçka që di me siguri.

“Mareci është i fisit Krasniq. Jemi quajt përpara Krasniqi”, tha Pacolli.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat