Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar fitoren e Kosovës në futboll, përcjell “Bota sot”.
Pas fitores me rezultat 5 me 0 në Maltë, Albin Kurti ka uruar fitoren e djemve të Kosovës.
“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i tij pa ndërhyrje:
Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre.