Duda Balje ndihet keq që Bosnja votoi kundër Kosovës, ia drejton ‘gishtin’ fajtorëve - Bota Sot
Duda Balje ndihet keq që Bosnja votoi kundër Kosovës, ia drejton ‘gishtin’ fajtorëve

Aktuale

Duda Balje ndihet keq që Bosnja votoi kundër Kosovës, ia drejton ‘gishtin’ fajtorëve

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:46
Duda Balje dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, përmes një postimi në Facebook ka treguar se nuk është ndier mirë që shteti i saj i origjinës, Bosnja dhe Hercegovina votën e saj e dha kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpool, përcjell "Bota sot".

Ajo shpjegoi se ishin serbët që jetojnë në Bosnje ata të cilët bënë trysni për të votuar kundër Prishtinës.

“Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës. Kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës”, shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë i saj:

Në mesin e vendeve qe kanë votuar kundër anëtarësimit te shtetit tim Kosovës ne Interpol gjendet edhe Bosnja e Hercegovina.

Unë kam mllef për votën kundër pranimit te Kosovës ne Interpol.

Bosnja dhe Hercegovina është shtet i Boshnjakëve, Kroatëve dhe serbeve.

Vetoja e serbeve ka vendos per qëndrimin kundër Kosovës.

Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës,

kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës.

Si kemi fillu…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera