Pse nuk hetohet SHIK-u? Ish-agjenti i SHIK-ut përmend disa emra dhe organizata tjera

Aktuale

Pse nuk hetohet SHIK-u? Ish-agjenti i SHIK-ut përmend disa emra dhe organizata tjera

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:23
Naim Miftari

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se, Parlamenti i Kosovës ka hezitim dhe frik për të hetuar SHIK-un.

E kjo për faktin se ndoshta edhe ata nuk do të dalin të pastër sa i përket veprimtarive jo ligjore dhe negative të cilat janë kryer në Kosovë.

Ai thotë se, përveç kësaj ka edhe frikë individuale si dhe kushtëzime të klaneve politike.

“Sot për sot nuk ka as kush e heton SHIK-un e PDK-në apo SIA e LDK-së e shumë organizata sekrete tjera si “Syri i Shqiponjës”, Kanuni, AKSH... e shumë tjera që nuk ju dihet mirë as kush ka qëndruar prapa tyre. Edhe te vrasjet politike është e njëjta gjë, përmenden vetëm kur afrohen zgjedhjet dhe kur ju epen vrasjeve drejtime dhe etiketime pa marr parasysh se nuk u dënua akoma askush për ta ditur saktë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se për vrasjet politike askush nuk dëshiron që t’i zbuloj, pasi, sipas tij, nuk iu del llogaria mirë asnjërës palë.

“Tash pas 20 vjetësh kur janë vra shumica e “killerave”, e që nuk ka edhe shumë dëshmitar, plus tjetra që nuk i beson askush sistemit të drejtësisë në Kosovë, përveç të verbërve. Sipas mendimit tim, për mos hetimin e SHIK-ut, këtë pyetje duhet me ia shtruar Isa Mustafës, Ismet Beqirit, Lutfi Hazirit, Agim Veliut, Skënder Hyseni etj., pasi ata e dinë përgjigjen pse nuk hetohet SHIK-u dhe çdo organizatë sekrete politike në Kosovë”, pohon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat