Ilir Deda i përgjigjet Mogherinit: Që 5 muaj kemi prit një reagim tuajin kundër Serbisë

Aktuale

Ilir Deda i përgjigjet Mogherinit: Që 5 muaj kemi prit një reagim tuajin kundër Serbisë

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:35
Ilir Deda

Deputeti Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda e ka komentuar deklaratën e Mogherinit e cila ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë, ku Qeveria e Kosovës sot e ka rritur këtë taksë nga 10% sa ishte në 100%.

Deda thotë se, kemi pritur që 5 muaj një deklaratë të Mogherinit kundër ndarjes së Kosovës, që t’i reagoj Serbisë e cila po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës.

E kjo sipas Dedës, po e shkel “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve.

Deda thotë se çuditërisht ajo ka heshtur.

Ja shkrimi i plotë i Ilir Dedës:

Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së?

Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës.

Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat