Limaj: Vendimi për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe ishte i domosdoshëm

Aktuale

Limaj: Vendimi për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe ishte i domosdoshëm

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:56
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 % për produktet serbe nuk ka qenë vendim i ngutshëm. Ai ka bërë me dije se si partnerë të koalicionit janë konsultuar për vendosjen e kësaj takse.

Limaj ka thënë se veprimi i sotëm nuk duhet të shihet si euforik dhe popullist, por i domosdoshëm.

“Një ditë ky vendim do të vinte. Ne kemi pritur vetëdijesim të Bosnjës dhe Serbisë, por ka ndodhur e kundërta. Ata nuk po e shohin realitetin në Kosovë. Kosova po kërkon të respektohet marrëveshja e CEFTA-s në tërësinë e saj”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka thënë se 10 vite prej pavarësisë së Kosovës në Kosovë shitet disa produkte që kanë mbishkrimin ‘Kosovë e Metohi’ dhe kjo sipas tij, është e papranueshme dhe këso produkte më nuk do të futen në Kosovë.

Sa i përket liberalizimit të vizave, zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova i ka kryer detyra e veta

“Komisioni ka dhënë rekomandimin për t’ia hequr vizat Kosovës. Praktikisht Kosova më nuk ka çka premton”, ka shtuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat