“Sistem i drejtësisë goditet nga ndërhyrjet politike”

Aktuale

“Sistem i drejtësisë goditet nga ndërhyrjet politike”

Nga: D. B. Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Adrian Gjoshi

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të goditet nga ndërhyrjet politike dhe grupet e ndryshme të interesit.

Kështu ka vlerësuar avokati Adrian Gjoshi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit të drejtësisë nuk duhet të jetë vetëm formal – i sanksionuar me kushtetutë dhe ligje, por duhet zbatuar për të gjithë dhe secilin pa dallim.

“Një shembull i ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë është rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes vendimit ekzekutiv të Qeverisë. Rritja e pagave dhe plotësimi i kushteve për punëtorët e drejtësisë është domosdoshmëri, mirëpo një rritje e tillë është “zvogëlim” i integritetit të gjyqësorit”, ka thënë avokati Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat