Serbët e veriut protestojnë në mesditë - Bota Sot
Serbët e veriut protestojnë në mesditë

Aktuale

Serbët e veriut protestojnë në mesditë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Foto

Serbët e Mitrovicës do të mblidhen sot në disa vende në veri të Kosovës për të protestuar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Media mëson se në orën 12:00 do të ketë protesta në vendin e quajtur Rudare, Zhupc, dhe në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Një protestë e paralajmëruar për në mesditë në sheshin “Shumadia” KosovaPress mëson se është anuluar.

Ndryshe janë mbledhur përfaqësues të komunave që gjenden në veri ku kanë formuar siq thuhet një shtab të krizës dhe kanë dalë me disa kërkesa.

Që të hiqet masa 100 përqind për produktet serbe, të lirohen qytetarët e arrestuar nga Policia, që KFOR-i të kujdeset për sigurinë në atë pjesë si dhe të mbahen protesta të qeta dhe një orëshe në territoret me banorë serbë.

Sot herët në mëngjes Policia ka arrestuar katër persona si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mars të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...