Bytyqi: Po përmirësohet cilësia në arsim për personat me nevoja të veçanta

Aktuale

Bytyqi: Po përmirësohet cilësia në arsim për personat me nevoja të veçanta

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, me të cilët bisedoi rreth përmirësimit te cilësisë se arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovës.

Sipas një komunikate të MASHT-it, në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, e informuan ministrin Bytyqi për gjendjen aktuale në institucionet apo shoqatat që ata përfaqësojnë dhe që merren me personat me nevoja të veçanta, për vështirësitë e problemet që ata kanë në jetën e përditshme.

Ai theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për të bërë maksimumin për kushte sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me shoqatat dhe qendrat burimore, që  të ofrojë mbështetje për çdo nevojë që kanë brenda mundësive tona si ministri.

Bytyqi gjithashtu tha se me angazhimin e 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, si dhe iniciativa për angazhimin e studentëve vullnetarë për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta, tregon synimin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Ministri Bytyqi theksoi edhe nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me donatorët, të cilët vazhdojnë të shprehin interesim që të mbështesin arsimimin dhe përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat