Jankoviq dëshmoi në Beograd për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Jankoviq dëshmoi në Beograd për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:39
Sasha Jankoviq

Sasha Jankoviq ka bërë të ditur se me kërkesë nga gjykata në Prishtinë, ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokraci, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Kryetari i Lëvizjes së Lirë qytetare, Sasha Jankoviq ka bërë të ditur se me kërkesë nga gjykata në Prishtinë, ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokraci, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Ai gjatë një konference ka thënë se Gjykata e ftoi si dëshmitar dhe ai mbrëmë është paraqitur para një gjykatësi special edhe pse avokati i tij kërkoi shtyrjen e afatit – të shkurtër – për paraqitje në rast, raportojnë mediat serbe

Sipas tij, gjykata i ka kërkuar të dëshmojë se çfarë ndodhi pas bisedave të tij me Ivanoviqin, në të cilat ai shpeshherë kishte theksuar se jeta e Ivanoviqit ishte nën rrezik dhe se duhet të ketë kujdes për veten dhe familjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat