“A keni mjaftueshëm kravata, pasi e ngritët pagën”, kështu përgjigjet Haradinaj

Aktuale

“A keni mjaftueshëm kravata, pasi e ngritët pagën”, kështu përgjigjet Haradinaj

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ishte i ftuar mbrëmë në "Xing me Ermalin".

Ramush Haradinaj në këtë intervistë foli shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo private.

Ndër të tjera, ai është përgjigjur edhe në pyetjet e komentuesve, meqë rast një prej tyre e pyet i atë se a ka tani mjaftueshëm kravata pasi e ngriti pagën e tij.

“Kam, kam por më mbetën merak disa që i kishin vendosë tek rrethojat. Unë kam qenë jashtë dhe nuk e di se ku i kanë lënë”, u përgjigj kryeministri.

Kujtojmë që vitin e kaluar Haradinaj kishte deklaruar që e kishte rritur pagën pasi “i duheshin para për kravata dhe këmisha”, u organizua një aksion ku u grumbulluan qindra kravata për të dhe u vendosën para rrethojave të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat