I dënuari për terrorizëm: Shteti na dha një pako ushqimore

Aktuale

I dënuari për terrorizëm: Shteti na dha një pako ushqimore

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:55
J.B

Në emisionin ”Drejtësia në Kosovë” u paraqitën dëshmi rreth rrethanave që shtynë qytetarët që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe vazhdojnë të jenë aty.

Ndërsa institucionet e vendit kanë bërë pak për të realizuar atë çfarë shkruan në letër për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Të rikthyer nga zonat e luftës, këta të rinj gjetën shumë pak përkrahje në komunën ku ata jetonin.

J.B., i dënuar për terrorizëm tregon se vetëm disa pako ushqimore u janë dhënë për t’i ndihmuar ndërsa trajtimet tjera psikologjike e psikiatrike as që bëhet fjalë.

“Po janë interesuar, ka qenë një divizion për rehabilitimin tonë , janë munduar me pako ushqimore, vullneti i tyre është parë, ka qenë konkret dhe ka pasur hapa konkretë në atë drejtim”, thotë i dënuari.

Emisionin e plotë  mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat