Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet të mbajnë sot mbledhjen e shtatë të përbashkët, në qytetin e Pejës.
Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri.
Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, shkruan Indeksonline.
Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.